Për të Dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, të pranishme që nga orët e para të 24-orëshit. Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër.
Era do të fryjë nga kuadrati i juglindjes, e cila lokalisht pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-49 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje, ku minimalet do të luhaten prej 10 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 18°C. /MeteoKosova/