BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Dielën, 12.02.2023

Për të Dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe pritet lokalisht të ketë reshje të pakta shiu dhe bore.

Reshjet në formë të borës do të jenë pranishme kryesisht gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa pasdite do të përzihen apo shndërrohen në ato të shiut në zona të caktuara.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet lokalisht të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-50 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej -7 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 7°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!