BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Dielën, 05.02.2023

Për të Dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të pakta bore. Acar i madh.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, e në zona të caktuara pritet jashtëzakonisht e fuqishme, sidomos në zonën e Istogut, me shpejtësi prej 20-90 km/h! Priten dëme materiale!

Gjatë pasdites erërat gradualisht do të fillojnë të dobësohen, sidomos në orët e mbrëmjes.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, ku minimalet do të luhaten prej -7 deri në -4°C, ndërsa ato maksimale prej -4 deri në -0°C. Si pasojë e erërave të fuqishme, në momente të caktuara ndjeshmëria e temperaturës do të jetë prej -19°C deri në -8°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!