Edhe gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Si rrjedhojë, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ku orët e pasdites dhe mbrëmjes do të jenë ato ku vranësirat do të marrin karakter zhvillimi dhe të përcillen me reshje të pakta lokale shiu, në momente të caktuara në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike dhe mundësi për breshër.
Megjithatë, nga dita e Enjte priten vranësira më të shpeshta dhe intensifikim i reshjeve në shkallë vendi, të shoqëruara lokalisht me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 12-40 km/h!
Në aspektin termik, temperaturat do të shënojnë ngritje, por një ulje e lehtë pritet në pjesën e dytë të javës.
Minimalet do të luhaten prej 9 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 27°C. /MeteoKosova/