BallinaKosovë

Nga diell në stuhi, vendi “pushtohet” nga reshjet e shiut në orët e pasdites dhe mbrëmjes

Vendi ynë po karakterizohet me diell dhe vranësira, përderisa temperaturat po shënojnë ngritje graduale, të cilat do të arrijnë deri në 28°C.

Gjatë orëve të pasdites dhe në mbrëmje, pritet të depërtojë një sistem frontal, duke sjellur rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër. Po ashtu, do të ketë fuqizim në parametrin e erës, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi deri në 65 km/h!

Temperaturat do të pësojnë ulje, nën vlerën 20°C.

Java e ardhshme parashihet me diell dhe vranësira, përderisa mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu, sidomos në fundjavë ku priten gjasa për më shumë të reshura. Temperaturat maksimale deri në 30°C.

Për më shumë detaje sa i përket motit javor, na ndiqni të Hënën me postimet tona të radhës. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!