BallinaKosovë

Nga diell në shi/ Nuk kanë fund surprizat e motit, ja çfarë pritet të ndodh në fundjavë

Vendi ynë gjatë këtyre ditëve është pasuar nga masat e nxehta afrikane, duke sjellur edhe temperatura të larta, deri në 34-35°C. Si i tillë, do të vazhdojë edhe të Shtunën, duke u karakterizuar kryesisisht me diell dhe shumë i nxehtë.

Nga dita e Dielë, pritet të depërtojnë masa më të freskëta ajrore, përderisa moti parashikohet me diell dhe vranësira, të cilat gjatë orëve të pasditës pritet të marrin karakter zhvillimi dhe të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh.

Edhe java e ardhshme parashihet me diell dhe vranësira, ku kohë pas kohe priten edhe rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh. Temperaturat maksimale do të sillen rreth vlerave 30°C, e në disa zona apo në pjesën më të madhe të vendit edhe nën vlerën e cekur, për të cilat do të informoheni në detaje me motin javor të Hënën /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!