Ndonëse muaji Mars ka qenë kryesisht i thatë dhe mjaft i ftohtë, më në fund u shënuan temperatura më të larta gjatë këtyre ditëve, duke tejkaluar vlerat mesatare për këtë periudhë kohore.
Pra, sipas matjeve nga Stacioni Personal Meteorologjik në Gjilan, temperatura maksimale gjatë ditës së sotme arriti deri në 20.3°C në qytetin e Gjilanit, duke qenë edhe si dita më e nxehtë deri më sot për këtë vit.
Temperaturat pothuajse konstante do të vazhdojnë të mbesin prezente edhe në ditët vijuese, përderisa moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, e në zona të caktuara do të ketë reshje të izoluara të shiut, të cilat do të fillojnë të marrin shtrirje pjesë-pjesë nga dita e Mërkurë, e sidomos nga dita e Enjte, e cila do të pasohet me rrebeshe lokale shiu e shkarkesa të pakta rrufesh.
Krejtësisht në fundjavë, pritet të rikthehet dimri, pra, e karakterizuar me ulje të temperaturave si dhe reshje shiu e bore në shkallë vendi. /MeteoKosova/