Vendi ynë po vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore dhe të kushteve të qëndrueshme atmosferike, këto të fundit do të zbehen dita-ditës.
Pra, nën këto kushte, nga sot moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, e në zona të caktuara do të ketë reshje të izoluara të shiut, të cilat do të fillojnë të marrin shtrirje vende-vende nga dita e Mërkurë.
Të Premten, reshjet do të bëhen më të përgjithshme, të cilat do të jenë në formë të rrebesheve lokale, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Krejtësisht në fundjavë, pritet të shitrihen masat e ftohta polare në gjithë kontinentit Evropian, duke rikthyer dimrin, ndonëse këto masa tek ne do të jenë më të zbehta.
Pra, pritet ulje e theksueshme e temperaturave si dhe reshje shiu e bore në shkallë vendi.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-70 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 20°C. /MeteoKosova/