BallinaKosovëRajon

Moti merr kthesën drastike/ Stuhi të forta dhe përmbytje! Ja çfarë pritet të ndodh në fundjavë

Tash e tre javë vendi ynë është përfshirë nga kushtet e thata të motit dhe relativisht të ngrohta, si pasojë e zonave me presion të lartë atmosferik dhe të atyre masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika.

Në ndërkohë, një ciklon i fuqishëm nga Italia do të lëvizë sonte drejt rajonit tonë, duke shembur më në fund bllokadën anticiklonike, i cili në fundjavë do të pozicionohet me qendër në Greqi.

Gjithashtu, masa të ftohta nga perëndimi i kontinentit, do të shtrihen në fundjavë, duke sjellur ulje të theksueshme të temperaturave, veçanërisht të Dielën.

Nën këto kushte, në orët vijuese të ditës së sotme e sidomos në mbrëmje, pritet të ketë shtim të vranësirave dhe intensifikim të reshjeve, fillimisht në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë, e më pas do të shtrihen në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Greqi.

Reshje të fuqishme, shkarkesa rrufesh e stuhi parashihet të ketë në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Shqipëri, Mal të Zi e Greqi, duke mos kursyer as Maqedoninë e Veriut nga reshjet më intensive, ndërsa më të pakta do të jenë në Kosovë, të cilat më të përqëndruara do të jenë në Rrafshin e Dukagjinit.

Si pasojë e reshjeve të fuqishme në vendet e lartcekura, pritet të ketë edhe përmbytje, ku më së shumti të reshura priten përgjatë vijës bregdetare të Malit të Zi si dhe në ekstremin jugor të Shqipërisë.

Dita e Shtunë do të jenë ajo me më së shumti të reshura që do të karakterizojnë Shqipërinë, Malin e Zi si dhe Rrafshin e Dukagjinit në Kosovë, për të vazhduar të Dielën me Maqedoninë e Veriut, Greqinë si dhe lokalisht me reshje më të pakta edhe pjesën tjetër të Kosovës, konkretisht Rrafshin e Kosovës.

Për çdo ndryshim eventual, ju ftojmë t’i ndiqni informatat tona ditore në platformën më të saktë meteorologjike në Republikën e Kosovës. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!