BallinaBotë

Mëngjes shumë i ftohtë në pjesën më të madhe të kontinentit evropian

Mëngjesi i sotëm u karakterizua mjaft i ftohtë në pjesën më të madhe të kontinentit evropian me temperatura minimale shumë nën mesataren dhe ngrica të përhapura.

Gjithashtu temperaturat maksimale do të jenë më të ulëta se mesatarja e fillimit të Prillit, veçanërisht në të gjithë Evropën qëndrore. E Hëna do të jetë edhe një ditë tjetër me temperatura të ulëta në mëngjes, veçanërisht për pjesën qendrore të Evropës pasi shtypja e lartë atmosferike do të sjellë kushte më të qeta. Kështu që temperaturat mund të bien lehtësisht shumë nën zero.

Vlerat më të ulëta të mëngjesit mund të arrijnë deri në -5°C në pjesë të Francës, Gjermanisë dhe në shtetet e Beneluksit sërish, ndërsa specifikisht në jug të Gjermanisë edhe nën -10°C.

Vala e të ftohtit tani po përhapet në lindje të Gadishullit Ballkanik dhe shumë vende do të kenë temperatura mjaft të ulëta gjatë ditës, me rreth 8°C nën vlerat mesatare.

Këto temperatura janë jashtëzakonisht të ulëta për fillimin e Prillit dhe disa zona kanë përjetuar tashmë ditët më të ftohta deri më tani për stinën e dimrit 2021/22, megjithëse në fakt jemi tashmë në fillimin e pranverës meteorologjike 2022.

I ftohti mbi kontinent do të qëndrojë deri të Hënën, pasi shtypja e lartë atmosferike në perëndim do të mbetet pothuajse në të njëjtin pozicion deri të Dielën në mbrëmje dhe po kështu edhe cikloni më në jug mbi Mesdheun. /MeteoKosova/



Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!