BallinaKuriozitete

Mbetjet e Kometës Halley do të ndezin shiun e fundit të meteorëve të pranverës

Shiu i dytë dhe i fundit meteorësh i pranverës është gati të arrijë kulmin dhe do të paraqesë një mundësi unike për të shijuar një kometë të njohur që është miliarda kilometra larg Tokës.

Shumica e shirave të meteorëve krijohen kur Toka kalon nëpër një fushë me mbetjet e lëna pas nga kometat që rrotullohen rreth diellit. Shumica e mbetjeve janë të vogla, përgjithësisht në madhësinë e një guraleci të vogël ose kokërr rëre, por kur godet atmosferën e Tokës, digjet dhe lëshon një blic të shndritshëm.

Kometa përgjegjëse për shiun e meteorëve Eta Aquarid, i cili arrin kulmin të Enjten, 5 Maj, deri në orët e para të së premtes, 6 Maj, është ndoshta kometa më e famshme në historinë e fundit: Kometa Halley.

Kometa Halley është aktualisht më shumë se 3 miliard kilometra larg nga Toka, e cila është më larg se Neptuni. Kalimi i tij më i fundit pranë diellit ishte në vitin 1986 dhe nuk do të fluturojë më nëpër sistemin e brendshëm diellor deri në vitin 2061.

Shikimi i shiut vjetor të meteorëve “Eta Aquarid” është një mënyrë tjetër për të shijuar kometën, megjithëse të shohësh një yll që bie është një përvojë krejtësisht e ndryshme sesa të dallosh një kometë në qiell.

Një shkreptimë drite nga një meteor zgjatë vetëm disa sekonda, ndërsa një kometë mund të shihet me javë, ndonjëherë me muaj, pasi duket se lëvizë ngadalë nëpër qiellin e natës.

Kometa P/Halley e marrë më 8 Mars, 1986, nga W. Liller, pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar të Dukurive në Shkallë të Madhe (IHW). (NASA)

Koha më e mirë për të parë kulmin e ardhshëm të Eta Aquarids do të ndodhë midis orës 3 dhe 5 të mëngjesit, sipas kohës lokale, para agimit të së Premtes, 6 Maj.

Sipas Shoqatës Amerikane të Meteorëve (AMS), shikuesit e qiellit në Hemisferën Veriore mund të shohin nga 10 deri në 30 meteor në orë gjatë kësaj periudhe kohore. Vëzhguesit në Hemisferën Jugore mund të shohin mbi 40 meteor në orë gjatë pikut, pasi shiu i Eta Aquarid shihet më së miri në zonat në Jug të ekuatorit. Në fakt, është një nga reshjet më të mira të meteorëve të të gjithë vitit për Hemisferën Jugore.

Eta Aquarids do të qëndrojnë aktiv deri gjatë javës së dytë të Majit, kështu që njerëzit që e gjejnë veten nën një qiell me re në natën e pikut, do të kenë ende kohë për të parë disa yje që bien gjatë fundjavës dhe javës së ardhshme.

“Deri më 10 Maj, lëvizja e tyre për orë do të bie nën 10 dhe do të bien më ngadalë me kalimin e ditëve të Majit,” shpjegoi AMS.

Kushdo që planifikon të shikojë Eta Aquarids duhet të jetë i durueshëm. Edhe pse mund të ketë deri në 30 meteor çdo orë në natën e pikut, ata ka mundësi të mos shihen në intervale të rregullta. Vëzhguesit mund to shohin një vrull prej katër ose pesë meteorësh në një interval kohor prej disa minutash dhe më pas të mos shohin një tjetër për 10 ose 15 minuta.

Për më tepër, duhen 15 deri në 20 minuta që sytë tuaj të përshtaten plotësisht me errësirën. Vetëm pasi sytë tuaj të jenë përshtatur në errësirë, mund të shihni meteorët më të zbehtë të lidhur me ngjarjen.

Është e rëndësishme të mos shikoni në asnjë burim drite, si p.sh. ekranin e telefonit, pasi sytë tuaj janë përshtatur me errësirën. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!