BallinaKosovë

KUJDES! Të Premten kulmi i nxehtësisë, më pas destabilizim i fuqishëm i motit nga dita e Shtunë

Vendi ynë është përfshirë nga një valë e nxehtësisë, ku të Premten shënon edhe kulminacionin, duke sjellur temperatura jashtëzakonisht të larta, ku jo rastësisht mund të presim edhe rekorde të reja për këtë vit, duke arritur deri në 38°C në shkallë vendi.

Pra, moti do të karakterizohet kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë, megjithatë, gjatë pasdites priten edhe vranësira të pjesshme, të cilat mund të gjenerojnë ndonjë reshje afatshkurtër në zona të caktuara, sidomos në ato malore.

Në ndërkohë, një sistem super i fuqishëm që gjendet në Itali, i cili po sjellë shtrëngata të fuqishme dhe jo vetëm, përfshirë edhe shtetet përreth, do të lëvizë gradualisht drejt vendit tonë, duke arritur të Shtunën, i cili do të jetë dukshëm i dobësuar por prapë i fuqishëm, me ç’rast pritet të sjellë shtim të vranësirave, duke gjeneruar edhe rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh, breshër dhe erëra mjaft të fuqishme, me ç’rast mund të ketë edhe dëme materiale. Ky sistem parashihet të jetë kryesisht në formë frontale.

Bashkë me atë sistem do të depërtojnë edhe masa më të freskëta ajrore, të cilat do të fuqizohen nga dita e Dielë e në vazhdim, duke sjellur ulje të ndjeshme të temperaturave, nën 25°C në pjesën dërrmuese të vendit.

Pra, dita e Dielë do të karakterizohet nga vranësirat e shpeshta, të cilat do të sjellin kohë pas kohe rrebeshe shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Kushte të ngjashme priten edhe në Shipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ku edhe pjesa bregdetare mund të jetë e rrezikuar nga të reshurat apo stuhitë sporadike. Temperaturat do të luhaten rreth vlerës 30°C.

Moti i paqëndrueshëm dhe më i freskët do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme, i dominuar nga vranësirat e shpeshta dhe reshjet e shiut. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!