BallinaKosovë

Javë përvëluese, vendi ‘pushtohet’ nga i nxehti afrikan, temperaturat deri në 39°C

Pas shumë kohësh me reshje të shumta e stuhi, vendi gjatë kësaj jave do të mbetet kryesisht nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike dhe të masave të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika veriore.

Nën këto kushte, moti do të karakterizohet me diell e vranësira të pakta, ndërsa vala e të nxehtit do të shtrihet dita-ditës.

Megjithatë, nga dita e Mërkurë ekziston një mundësi e vogël që të ketë zhvillime të vranësirave, të cilat mund të sjellin ndonjë reshje të izoluar, sidomos në zonat malore.

Këto gjasa për reshje mund të shtohen të Premten ose të Shtunën, kur edhe pritet një zbehje e lehtë e këtyre masave të nxehta.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-42 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 12 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 39°C.

Kujdes nga ekspozimi i tepërt në diell!

Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore (DPP), bën apel tek qytetarët që të mos ekspozohen gjatë në diell dhe t’i evitojnë daljet nga ora 11:00 deri në orën 18:00.

Në mesin e këshillave të dhënë nga DPP thuhet se, qytetarët duhet të vishen me rroba të lehta pambuku dhe me ngjyra të hapura të cilat i absorbojnë më pak rrezet e diellit.

Personat më të rrezikuar nga temperaturat e larta janë ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, hipertensioni, sëmundjet kronike respiratore, sëmundjet e veshkave dhe sëmundjet neurologjike.

DPP, ka treguar edhe se si duhet të ushqehet edhe në këto ditë të nxehta, këshilla e tyre është që qytetarët të pinë sa më shumë ujë dhe lëngje dhe të mos konsumojnë pije alkoolike dhe pije që përmbajnë kafeinë si kafeja, çaji i zi e të tjera, po ashtu preferohet që ushqimi të jetë shumë i lehtë, dhe të ketë sa më shumë perime.

Në rast se goditeni nga dielli, DPP këshillon qytetarët që të vendosen në një vend të freskët dhe të ventiluar me këmbë të ngritura mbi nivelin e trupit.

Nëse personi është në gjendje të pavetëdijshëm atëherë duhet vendosur në pozitë anësore.

Për të ulur temperaturën trupore, personi duhet shtrirë në një çarçaf ose peshqir të lagur të ftohtë, duhet bërë dehidratimi e tij me ujë të freskët derisa të vijë ndihma e parë. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!