BallinaKosovë

Java vijon me paqëndrueshmëri, mirëpo temperaturat arrijnë mbi 30°C

Moti edhe gjatë kësaj jave do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, por të atyre masave të nxehta ajrore, cilat do të marrin fuqizim nga dita e Martë.

Nën këto kushte, dita e sotme do të dominohet nga vranësirat e shpeshta dhe intervalet kohore me diell, të cilat kohë pas kohe do të përcillen me reshje shiu, më të intensfikuara gjatë orëve të pasditës, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër.

Nga dita e Martë e deri të Shtunën, pritet fuqizim i masave të nxehta ajrore, mirëpo gjatë kësaj periudhe, në orët e pasditës dhe mbrëmjes, do të ketë kondensim më të madh, duke sjellur në zona të caktuara rrebesh të izoluar shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh. Këto reshje, më të pranishme do të jenë të Martën si dhe nga dita e Premte e në fundjavë.

Sipas ecurive sinoptike, në fundjavë, pritet gradualisht të depërtojnë masa më të freskëta ajrore, veçanërisht të Dielën, ku përpos të reshurave, pritet të sjellin edhe ulje të temperaturave.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme në zona dhe momente të caktuara, me shpejtësi 20-60 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 33°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!