Një valë e fortë e të nxehtit ka goditur ditët e fundit pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, veçanërisht Spanjën dhe Francën, duke thyer kështu shumë rekorde mujore të temperaturave maksimale, edhe në lartësitë e mëdha pranë Alpeve në Francën Juglindore!
Më 20 maj, shumë rekorde mujore të temperaturave maksimale absolute u regjistruan në pjesë të Spanjës, Francës dhe pjesë të Gjermanisë.
Në Spanjë dhe në Stacionin Meteorologjik në Aeroportin e Seviljes, u regjistrua një temperaturë maksimale prej 41°C, një vlerë rekord për muajin Maj në rajon. Përveç kësaj, në Francë dhe në aeroportin Entzheim në Strasburg, temperatura maksimale u regjistrua në 34,6°C, duke thyer rekordin e mëparshëm mujor që ishte më 29 Maj, 2017 me një vlerë prej 33,8°C!
Jashtë kontinentit evropian, më 20 Maj në Marok, u regjistrua temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë për muajin Maj! Konkretisht në qytetin Sidi Slimane në veri të Marokut, pranë Gjibraltarit, u regjistrua një temperaturë maksimale prej 45,7°C, një vlerë që është një rekord kombëtar për temperaturën më të lartë të Majit për Marokun.
Vala e të nxehtit vazhdon edhe sot në Evropën Jugperëndimore, ku kërcënohet edhe rekordi kombëtar i temperaturës më të lartë në Francë për muajin Maj! /MeteoKosova/