Vendi ynë gjatë kësaj jave do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike dhe të atyre masave të ngrohta ajrore, të cilat do të fillojnë gradualisht të shtrihen ditëve në vazhdim.
Nën këto kushte, moti do të karakterizohet kryesisht me diell dhe me ngritje të temperaturave nga dita në dita, veçanërisht në vlerat maksimale.
Mëngjeset do të vazhdojnë të jenë të ftohta.
Të Dielën ka mundësi të ketë shtim të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë edhe reshje të pakta lokale shiu.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 20-50 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -7 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 20°C. /MeteoKosova/