BallinaKosovë

I ftohti siberian “mbërthen” vendin, mësoni si do të jetë moti gjatë javës, temperaturat zbresin deri në -13°C

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të mbetet nën ndikimin e masave të ftohta polare dhe kryesisht të thata.

Do të jetë java më e ftohtë deri më tani gjatë kësaj stine të dimrit.

Nën këto kushte, moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell, e kohë pas kohe deri të Mërkurën priten edhe reshje të izoluara bore në zona të caktuara, sidomos në ato malore.

Këto masa të ftohta do të fillojnë të zbehen nga dita e Enjte, ndërsa moti do të jetë i kthjellët. Megjithatë, mëngjeset dhe netët do të jenë mjaft të ftohta.

Të Dielën parashikohet të arrijë një sistem me vranësira, i cili do të sjellë reshje të pakta lokale shiu e bore.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, specifikisht në këtë fillim të javës, me shpejtësi 15-55 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej -13 deri në -5°C, ndërsa ato maksimale prej -4 deri në 6°C.

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!