BallinaBotë

Florida përgatitet për Uraganin “Ian” i kategorisë 4 dhe mund të jetë “diçka që nuk e kemi parë në jetën tonë”!

Uragani Ian goditi Kubën perëndimore të Martën si një uragan i madh, pa asgjë për ta penguar që të intensifikohej në një stuhi katastrofike të kategorisë 4 përpara se të godas Floridën, ku zyrtarët urdhëruan 2.5 milionë njerëz të evakuoheshin përpara se të godet bregun të Mërkurën.

Ian arriti në tokë në orën 4:30 të mëngjesit të së Martës sipas Kohës Lindore (EDT) në provincën Pinar del Rio të Kubës, ku zyrtarët ngritën 55 strehimore dhe evakuuan 50,000 njerëz.

Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA-së tha se “ndikime të rëndësishme të erës dhe stuhive” po ndodhnin mëngjesin e së Martës në Kubën perëndimore. Erërat e forta të qëndrueshme të uraganit Ian ishin 205 km/h dhe dallgë të fuqishme deri në 4.3 metra u parashikua përgjatë bregut të Kubës.

Ian parashikohej të forcohej edhe më shumë mbi ujërat e ngrohta të Gjirit të Meksikës, duke arritur erërat maksimale prej 270 km/h përderisa i afrohet bregut jugperëndimor të Floridës. Erërat me forcë stuhie tropikale priten në të gjithë gadishullin jugor të Martën vonë, duke arritur forcën e uraganit të Mërkurën në mëngjes.

Trajektorja e Uraganit Ian me kategorinë 4. Burimi: AccuWeather

“Tani për tani ne jemi duke u fokusuar në zonën perëndimore të Floridës qendrore si zona kryesore për ndikim,” tha specialisti i uraganeve Andy Latto për Associated Press të Martën.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis tha se rreth 2.5 milionë njerëz ishin nën urdhrat e evakuimit. Ai u bëri thirrje njerëzve që të përgatiten për ndërprerjet e energjisë elektrike dhe të largohen nga rruga.

Si një faktor shtesë, Ian ka të ngjarë të ngadalësojë afrimin drejt tokës, duke rritur sasinë e kohës që shiu i dendur dhe dallgë gjigante do të godasin bregdetin. Ndërsa Ian mund të humbasë pak intensitetin e erës përderisa lëviz me një ritëm kaq të ngadaltë, dëmtimet dhe ndikimet përgjatë bregdetit mund të jenë dukshëm më të këqija. Si e tillë, është e rëndësishme që jo vetëm të fokusohemi në kategorinë e Ian-it në shkallën e erës, por edhe ndikimet e shiut dhe të dallgëve.

Shpejtësia maksimale e erës deri në 240 km/h, ndërsa në momente të caktuara edhe deri në 270 km/h! Burimi: AccuWeather

Pavarësisht nga shpejtësia dhe kategoria e erës së Ian-it në ulje, ndikimet ekstreme ka të ngjarë të vijnë në formën e shiut jashtëzakonisht të dendur. Siç ndodh shpesh me uraganet, reshjet më të mëdha të Ian-it pritet të bien në lindje të qendrës së stuhisë. Për shkak të kësaj, qytete të tilla si Orlando dhe Jacksonville mund të kenë në përgjithësi 100-200 mm reshje shiu, me sasi më të larta në nivel lokal.

Ndërkohë, lokacionet pranë Tampës mund të presin reshje edhe më të larta që tejkalojnë 300 mm. Në varësi të vendit ku bie shiu më i madh, parashihet një sasi totale prej 700-1000 mm, gjë që do të shkaktonte përmbytje masive duke pasur parasysh natyrën e ngadaltë të uraganit! /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!