BallinaKosovë

Edhe sot më ngrohtë, nga dita e Martë ulje e temperaturave, e karakterizuar me reshje shiu e bore

Vendi ynë edhe gjatë ditës së sotme do të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, me ç’rast moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara do të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu.

Të Martën, pritet të depërtojnë masa të ftohta dhe të lagështa, duke sjellur ulje të temperaturave, e shoqëruar me reshje shiu e bore në shkallë vendi.

Të Mërkurën dhe të Enjten, do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku priten edhe reshje të izoluara shiu dhe bore në ndonjë rajon të vendit.

Të Premten, pas mëngjesit me acar, dita do të vijojë kryesisht me diell. Temperaturat do të shënojnë ngritje të ndjeshme por të përkohshme.

Nga dita e Shtunë, sërish shtim i vranësirave dhe ulje e temperaturave, e cila do të përcillet me reshje shiu e bore, veçanërisht të Dielën.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, specifikisht të Martën, me shpejtësi 15-60 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -6 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 16°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!