BallinaKosovë

Edhe një javë me temperatura relativisht të larta, por lokalisht priten të reshura, ja në cilat dita

Edhe gjatë kësaj jave moti do të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore por edhe të atyre të lagështa kohë pas kohe.

Nën këto kushte moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ndërsa në lokalitete priten reshje të izoluara shiu, duke filluar nga dita e martë.

Dita e enjte do të mbetet kryesisht e kthjellët dhe pa të reshura.

Nga dita e premte e sidomos në fundjavë, parashihet shtim i vranësira dhe intensifikim i reshjeve në shkallë vendi, veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në pjesën e dytë të javës të javës pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-65 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 17°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!