BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të mërkurën, 14.10.2026

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat më të theksuara do të jenë në Rrafshin e Kosovës. Ka mundësi për reshje të izoluara, kryesisht deri në pjesën e parë të ditës, veçanërisht në zonat malore, ku reshjet do të jenë në formë bore. Gjatë ditës, vranësirat pritet të tërhiqen gradualisht nga i gjithë territori i vendit.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu, me shpejtësi prej 20 deri në 46 km/h, ndërsa herë pas here pritet të jetë e fortë.

Temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë, më të theksuar në Rrafshin e Dukagjinit. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale nga 12 deri në 17°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!