
Të Premten ka qenë dita më e nxehtë e vitit në Britaninë e Madhe për të tretën ditë radhazi.
Heathrow në perëndim të Londrës regjistroi temperaturën prej 32.4°C të Premten pasdite, ndërsa në lindje të vendit ato arriten deri në 32.7°C.
Temperatura rekord e së Premtes tejkaloi nivelin më të lartë të një dite më parë prej 29.5°C të regjistruar në Northolt në perëndim të Londrës.
Në Santon Downham temperaturat arritën në 31.1°C dhe në Wisley temperaturat ishin deri në 30.4°C.
Por pavarësisht motit të ngrohtë në jug, Met Office theksoi një ndryshim të dukshëm në temperaturë me pjesën veriore, ku Glasgou regjistroi temperaturën prej 13.7°C pasdite. /MeteoKosova/