BallinaKosovë

Diell dhe temperatura të larta gjatë javës, të Dielën sërish ndryshim drastik në kushtet e motit

Pas masave të ftohta polare që sollën ndryshime drastike të motit gjatë së Dielës, duke sjellur reshje shiu dhe bore, madje edhe në zona të ulëta, kjo javë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike dhe gradualisht me shtrirje të masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika veriperëndimore.

Pra, nën këto kushte moti do të karakterizohet kryesisht me diell dhe me ngritje të temperaturave nga dita në ditë, duke arritur deri në 25°C të Premten. Në mesin e këtyre kushteve, përpara se të largohen masat e ftohta në fillim të kësaj jave, në mëngjesin e së Martës temperaturat minimale do të hyjnë për disa gradë nën 0, duke zbritur deri në -4°C, me ç’rast ekziston rrezik potencial për dëme në bujqësi.

Shtrirja e masave të ngrohta në Evropë dhe tek ne

Të Shtunën, lehtësisht do të fillojnë këto masa të shtyhen drejt jugut, si pasojë e masave të ftohta polare, ku shtritje e tërësishme e tyre pritet të arrijë të Hënën. Pra, të Shtunën, përpos rrezeve të diellit, në zona të caktuara pritet të ketë reshje të pakta shiu, ndërsa të Dielën, pritet intensifikim i reshjeve dhe ulje e theksueshme e temperaturave. Në mbrëmje mundësi për borë në rang vendi.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, veçanërisht sot (e Hënë) dhe në fundjavë, me shpejtësi 15-50 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 25°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!