
Edhe pse të Premten kemi hyrë zyrtarisht në stinën e Vjeshtës, temperaturat minimale po i ngjasojnë një dite tipike dimërore, ku në mëngjesin e sotëm ato zbriten deri në 1°C në Kamenicë, në Aeroportin e Prishtinës, Klinë, etj., ndërsa në zona të veçanta edhe deri në 0°C.
Në Gjilan temperatura minimale u regjistrua deri në 1.5°C nga “Stacioni Personal Meteorologjik”.

Po ashtu, si pasojë e temperaturave të ulëta dhe natës së qetë e të kthjellët, u formuan kushte edhe për brymë.
Dita po vijon sot kryesisht me diell, përderisa temperaturat maksimale parashihet të arrijnë deri në 22°C.
Edhe të Dielën parashihet një mëngjes mjaft i ftohtë, moti do të karakterizohet kryesisht me diell dhe me temperatura maksimale deri në 23°C. Në orët e mbrëmjes pritet gradualisht të ketë shtim të vranësirave, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar.
Nga dita e Hënë pritet sërish përkeqësim i motit. Për më shumë detaje klikoni KËTU! /MeteoKosova/