BallinaKosovë

Java parashikohet me diell e vranësira, priten edhe reshje lokale e shkarkime rrufesh

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të karakterizohet nga masa relativisht të paqëndrueshme. Si rrjedhojë, të Hënën dhe të Martën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa rrufesh, duke mos përjashtuar mundësinë për breshër.

Nga dita e Mërkurë, pritet një stabilizim i përkohshëm në kushtet e motit në gjithë vendin, përderisa do të depërtojnë edhe masa më të ngrohta ajrore. Nën këto kushte, do të mbajë mot kryesisht me diell dhe reltavisht i nxehtë, sidomos të Enjten.

Nga dita e Premte e në fundjavë, pritet të depërtojnë masa më të freskëta dhe të lagështa ajrore, duke rikthyer reshjet lokale në vend, shoqëruar me shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 10-47 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin 10 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 30°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!