Botë

“Shkrumbohet” Evropa Jugperëndimore, temperaturat në Spanjë pritet të arrijnë rreth 45°C

Ajo që është parashikuar në grafikët e motit është një probabilitet i lartë i një vale të fuqishme të nxehtit që do të zhvillohet fillimisht në Evropën Jugperëndimore dhe më pas do të përhapet gradualisht në Evropën Perëndimore këtë javë.

Një kupolë e fortë dhe e vazhdueshme me nxehtësi do të ndodhë në të gjithë Francën dhe Spanjën. Vala e ardhshme e të nxehtit po pason menjëherë pas Majit jashtëzakonisht të nxehtë dhe të thatë të vitit 2022. Ishte Maji më i nxehtë i regjistruar për shumicën e vendeve të Evropës Jugperëndimore dhe Afrikës veriperëndimore.

Vapa ekstreme tashmë është intensifikuar në të gjithë gadishullin Iberik fundjavën qe e lamë pas, ku Spanja, Portugalia, Maroku dhe Algjeria kanë përjetuar të 40-at gjatë orëve të pikut të pasdites. Vapa do të përhapet edhe në veri-verilindje në Francë në ditët në vijim dhe do të intensifikohet më shumë.

Temperaturat parashikohen të rriten deri në 40°C në të gjithë Francën jug-qendrore, edhe më të larta në të gjithë Spanjën ku mund të kalojnë 45°C. Të dy vendet mund të sfidojnë disa rekorde historike të nxehtësisë për muajin Qershor. Këto do të jenë temperatura *jashtëzakonisht* të larta për Evropën Perëndimore dhe Jugperëndimore për gjysmën e parë dhe mesin e Qershorit.

Nga kjo valë nxehtësia pritet të kursehet Ballkani, duke mos pasur ende ndonjë valë nxehtësie. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!