BallinaKosovë

Masat afrikane sjellin temperatura deri në 20°C të premten dhe të shtunën, ndërsa të dielën dimër.

Masat e ngrohta me origjinë nga Afrika veriore do të lëvizin drejt vendit tonë nga dita e nesërme (e premte), duke sjellur temperatura enorme për këtë periudhë kohore, deri në 20°C në shkallë vendi.

Nën këto kushte, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ndërsa më të shtuara do të jenë drejt perëndimit, ku edhe mund të ketë reshje lokale shiu, përfshirë edhe zonën jugperëndimore, veriperëndimore dhe atë veriore.

Edhe dita e shtunë do të vijojë me kushte të ngjashme, përderisa në mbrëmje reshjet lokale pritet të instensifikohen edhe në disa zona.

Të dielën do të depërtojnë gradualisht masat e ftohta, ku priten lokalisht reshje të pakta shiu e bore. Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me maksimale paradite deri në 12°C drejt jugut, ndërsa orëve të pasditës do të zbresin në të gjithë vendin, me maksimale prej 0 deri në 4°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!