BallinaKosovë

Vëmendje! Sistemi frontal drejt nesh, shi dhe erëra të fuqishme. Ja çfarë pritet duke nisur nga nesër

Pas motit relativisht të ngrohtë që mbretëroi sot, ku temperaturat arriten deri në 23°C në shkallë vendi, nga dita e Premte sërish pritet përkeqësim i motit.

Në këtë mënyrë, një sistem frontal që vie nga perëndimi i kontinentit, do të sjellë shtim të vranësirave dhe reshje shiu, të cilat do të jenë të pranishme që nga orët e para të mëngjesit.

Të reshurat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve dhe do të shoqërohen edhe me erëra mjaft të fuqishme nga kuadrati i perëndimit dhe jugperëndimit, me shpejtësi maksimake deri në 70 km/h! Ka mundësi për ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Në zonat malore priten reshje bore.

Me kalimin e sistemit frontal deri në mesditë, pasditja do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta, më të shtuara do të jenë në perëndim të vendit, të cilat do të gjenerojë edhe reshje të izoluara. Erërat e fuqishme do të vazhdojnë. Fillimisht temperaturat pësojnë ulje gjatë kalimit të sistemit, më pas pritet ngritje e tyre.

Në mbrëmje priten vranësira më të shtuara, të cilat do të sjellin reshje lokale shiu, më të intensifikuara gjatë natës.

Të Shtunën, do të vijojë mot me diell dhe vranësira, përderisa reshjet lokale do të mbesin prezente.

Dita e Dielë do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell, ku kohë pas kohe priten reshje lokale shiu, të shoqëruara me vetëtimë dhe bubullimë.

Temperaturat në tri ditët e ardhshme do të pësojnë ulje, me minimale që do të luhaten prej 3 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!