
Lëkundje tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në brigjet pranë Shqipërisë.
Sipas informacionit paraprak, tërmeti ishte i magnitudës 3.6 ballë i shkallës Rihter, rreth 32 kilometra në jug të Durrësit dhe në një thellësi prej 2 kilometrash.
Lëkundjet janë regjistruar në orën 08:24.
Qytetarë të shumtë në Durrës dhe Kavajë janë shprehur se kanë ndjerë lëvizjet. /MeteoKosova/
