BallinaBotë

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.0 shkund Turqinë, pamje nga dridhjet dhe shkatërrimi!

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 ka goditur provincën veriperëndimore Duzce të Turqisë, me lëkundje të ndjera në qytetin e Stambollit, kryeqytetin Ankara dhe rajone të tjera, thanë zyrtarët..

Tërmeti, i cili goditi në orën 4:08 të mëngjesit [me orën lokale] të Mërkurën, ishte përqendruar rreth 14 kilometra në veriperëndim të Duzce, në rrethin Golyaka, tha agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të Turqisë, AFAD.

Ai tha se 35 persona u plagosën, njëri prej tyre në gjendje kritike, dhe raportoi se 70 goditje të tjera u pasuan në rajon.

Tërmeti zgjoi njerëzit nga gjumi dhe shumë dolën nga ndërtesat në panik në provincën që ka përjetuar tërmete në të kaluarën. Energjia elektrike në rajon u ndërpre.

AFAD tha se energjia elektrike në provincën Duzce ishte ndërprerë si një masë paraprake.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe AFAD dërguan ekipet e tyre për të ndihmuar vendasit duke ofruar batanije dhe ushqim të ngrohtë.

“Ekipet tona po furnizojnë batanije, ushqim dhe ujë. Furnizime shtesë gjaku u dërguan në spitalet që mund të nevojiten në rajon,” tha presidenti i Gjysmëhënës së Kuqe Turke Kerem Kinik.

Nuk raportohet për viktima

Për momentin nuk ka raporte për humbje jetësh, tha ministri i Brendshëm Suleyman Soylu.

“Skanimi në terren vazhdon,” tha presidenti i AFAD, Yunus Sezer.

Guvernatori i Duzçes Cevdet Atay njoftoi se shkollat do të mbyllen të mërkurën. Provincat Sakarya dhe Bolu gjithashtu bënë njoftime të ngjashme.

Tërmeti goditi 10 ditë pasi vendi mbajti stërvitje mbarëkombëtare për tërmetet për të shënuar 23-vjetorin e tërmetit tragjik të vitit 1999 në të njëjtën provincë që la të vdekur 710 persona.

Një tërmet me magnitudë 6.8 goditi Elazigun në janar 2020, duke mbytur më shumë se 40 njerëz.

Türkiye ndodhet në majë të linjave të çarjeve kryesore dhe shpesh tronditet nga tërmetet. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!