Për të Mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta kthjellimesh, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër, më të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit.
Reshjet do të vazhdojnë të jenë të pranishme që nga orët e para të 24-orëshit, sidomos në zonën perëndimore, jugperëndimore dhe veriperëndimore.
Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, gjendja parashihet të rëndohet nga përmbytjet në perëndim të vendit.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12°C. /MeteoKosova/