
Para pak çastesh një tërmet relativisht i fuqishëm ka goditur Shqipërinë në orën 18:43 me magnitudë prej 4.2 të shkallës Rihter. Tërmeti ishte me epiqendër 13 km në verilindje të Lushnjës apo 25 km në jugperëndim të Elbasanit.
Përpos panikës së shkaktuar tek njerëzit, nuk raportohet për dëme materiale. /MeteoKosova/