
Ditët e fundit të Qershorit dhe ato të fillimit të Korrikut, do të mbeten nën ndikimin e masave të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut.
Nën këto kushte, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta e shumë i nxehtë, të cilat kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, në zona të caktuara pritet të marrin karakter zhvillimi dhe të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh, e sidomos në zonat malore.
Gjasa për të reshura parashihet të ketë nga dita e Martë e në fundjavë, ndërsa më të intensifikuara në shkallë vendi pritet të jenë nga dita e Enjte.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 10-45 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 15 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 36°C.
Meqenëse ende nuk kemi stabilitet të plotë të motit dhe parashikimi i saktë i stuhive lokale bëhet në terme më afatshkurtër, ju ftojmë t’i ndiqni informatat tona të përditshme rreth motit. /MeteoKosova/