BallinaKosovë

Të Dielën dita më e nxehtë deri më tani e vitit, temperaturat deri në 26°C, më pas “vjeshtë”

Masat e ngrohta ajrore kanë filluar të depërtojnë mbi vendin tonë, të cilat po sjellin edhe temperatura më të larta, gjersa moti po karakterizohet me diell dhe vranësira.

Këto masa do të fuqizohen tutje të Dielën, duke bërë që maksimalet të arrijnë deri në 26°C në shkallë vendi. Megjithatë, gjatë orëve të pasdites priten zhvillime të vranësirave në zona të caktuara, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit, duke sjellur reshje afatshkurtër shiu.

Edhe të Hënën do të jetë mot i ngrohtë, mirëpo pritet destabilizim i fuqishëm i motit, ku pritet mot me diell dhe vranësira, e kohë pas kohe priten edhe rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh si dhe mundësi për breshër.

Duke filluar nga dita e Martë, java në përgjithësi do të jetë tipike vjeshtore, që i ngjason Nëntorit, duke u karakterizuar kryesisht e vranët dhe kohë pas kohe me të reshura, temperaturat pësojnë ulje të ndjeshme, të cilat mund të ulen edhe nën 10°C maksimalet.

Për më shumë detaje ju ftojmë të na ndiqni me motin javor të Hënën. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!