BallinaKosovë

Surprizat e motit gjatë kësaj jave, ja kur do të kemi shi dhe ulje të temperaturave

Sot zyrtarisht hyjmë në stinën e Pranverës, e po ashtu edhe temperaturat i kishim pranverore, të cilat arritën deri në 21°C në shkallë vendi, respektivisht në Gjilan.

Pra, gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet kryesisht nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, përjashtim bën dita e Martë dhe disi ajo e Mërkurë.

Fillimisht të Martën, si pasojë e një cikloni që vie nga Italia, pritet të sjellë shtim të vranësira dhe reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve afatshkurtër, duke u pasuar edhe me ulje të ndjeshme të temperaturave.

Të Mërkurën do të vazhdojë të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu.

Nga dita e Enjte e në fundjavë do të rikhehet moti kryesisht me diell dhe temperaturat e larta, megjithatë të Shtunën pasdite ekziston mundësia për ndonjë reshje lokale.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në pjesën e dytë të javës, me shpejtësi prej 15-56 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 2 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 22°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!