BallinaRajon

Stuhi të forta dhe përmbytje, ja çfarë pritet të ndodh duke nisur nga sonte në Shqipëri dhe Mal të Zi

Një sistem i fuqishëm frontal po lëvizë drejt Malit të Zi dhe Shqipërisë, i cili pritet të arrijë gjatë orëve të vona të mbrëmjes apo rreth mesnatës.

Ky sistem pritet të sjellë rrebeshe shiu, kohë pas kohe të vrullshme, të shoqëruara me breshër, erëra dhe shkarkesa të forta elektrike. Fillimisht reshjet do të arrijë në Malin e Zi, e pastaj në veri-perëndim të Shqipërisë, për të vazhduar me shtrirje edhe në zonat e tjera të Shqipërisë gjatë orëve të natës dhe mëngjesit.

Gjatë ditës së Martë priten vranësira të pjesshme, ndërsa reshjet mbesin të izoluara kryesisht në zonat malore.

Në mbrëmje apo gjatë natës sërish priten zhvillime lokale të stuhive.

LEXO EDHE: Largohet vapa afrikane, destabilizim i fuqishëm nga dita e Martë, ja çfarë pritet të ndodh këtë javë

Këto kushte do të vazhdojnë të jetë të pranishme deri të Enjten me karakter lokal, megjithatë nuk do të mungojnë as intervalet kohore me diell. Temperaturat do të pësojnë ulje për disa gradë, nga 38 në 30 gradë Celsius, e në disa zona edhe më të ulëta se kjo vlerë.

Si pasojë e reshjeve të shumta parashihen edhe përmbytje lokale, kryesisht në Bar, Ulqin, në qarkun e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Fierit, Tiranës dhe Vlorës.

Përmirësim më i ndjeshëm i motit pritet nga dita e Premte, e sidomos në fundjavë. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!