BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Martën, 29.08.2023

Për të Martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër. Disa nga stuhitë mund të jenë të ashpra!

Reshjet parashihet të jenë të pranishme gjatë orëve të hershme të mëngjesit dhe në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite pritet të jenë të përqëndruara kryesisht në rrafshin e Kosovës.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-70 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 18 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 29°C. Gjatë kohës me të reshura, temperaturat do të ulen rreth vlerës 20°C apo edhe më pak. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!