BallinaKosovë

Largohet vapa afrikane, destabilizim i fuqishëm nga dita e Martë, ja çfarë pritet të ndodh këtë javë

Vapa afrikane do të vazhdojë të jetë e pranishme edhe gjatë ditës së sotme, ku moti po karakterizohet me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa orëve të pasdites priten vranësira të pjesshme, të cilat më vonë priten të sjellin rrebeshe të izoluara shiu dhe ndonjë shkarkesë elektrike, kryesisht në juglindje dhe verilindje të vendit.

Nga dita e Martë, një ciklon nga Italia i shoqëruar me masa të ftohta do të depërtojë mbi vendin tonë, duke sjellur rrebeshe lokale shiu që nga orët e mëngjesit. Reshjet do të shoqërohen me shkarkesa elektrike dhe breshër lokalisht. Temperaturat do të pësojnë ulje rreth 15 gradë Celsius.

Dita e Mërkurë do të vijojë me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, të cilat në pjesën më të madhe të kohës do të shoqërohen me reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve dhe shkarkesave elektrike. Reshjet më të përqëndruara do të jenë në Rrafshin e Dukagjinit.

Dita e Enjte do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu.

Edhe të Premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira, lokalisht me reshje të pakta shiu.

Fundjava do të dominohet me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat shënojnë ngritje.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-70 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 10 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 37°C.

Vlerat maksimale të larta do të regjistrohen të Hënën, ndërsa nga dita e Martë pësojnë ulje të theksueshme, për të shënuar pastaj një ngritje më të ndjeshme në fundjavë. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!