BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Hënën, 28.08.2023

Për të Hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite priten vranësira të pjesshme, të cilat më vonë pritet të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu dhe ndonjë shkarkesë elektrike, kryesisht në Rrafshin e Kosovës, specifikisht në zonën juglindore dhe verilindore.

Rrezik nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë nëse qëndroni jashtë në periudha të gjata kohora!

Era do të fryjë nga jugu dhe jugperëndimi e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-46 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 37°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!