BallinaKuriozitete

Spektakël në qiell! Superhëna e parë e vitit 2023 gati të ndriçoj sonte

Superhëna që do të lindë sonte do të jetë e para e këtij viti. Superhëna e dytë do të ndriçoj qiellin sërish më 31 Gusht.

Hëna lëviz rreth Tokës në një orbitë të zgjatur, në formën e një elipse, duke bërë një rrotullim në muaj. Prandaj, një herë në muaj i afrohet planetit tonë dhe kalon pikën perigje, dhe një herë në muaj largohet nga Toka, duke kaluar kështu pikën apogje.

Njerëzit do ta shohin të parën këtë mbrëmje, pasi hëna e plotë lind në juglindje në distancë prej vetëm 357,530 km larg. Do të jetë edhe më afër natën e së Enjtes, 31 Gusht, në një distancë prej 357,344 km – dhe për shkak se është hëna e dytë e plotë në të njëjtin muaj, ajo njihet si një hënë blu.

Këto shifra krahasohen me një distancë prej rreth 405,696 km kur hëna është në pikën e saj më të largët nga Toka.

Herën e fundit që dy Superhëna të plota u shfaqën në të njëjtin muaj ishte në vitin 2018 – dhe kjo nuk do të ndodhë më deri në vitin 2037.

Një Superhënë ndodh kur ka një hënë të plotë në të njëjtën kohë kur hëna është afër pikës perigje, duke bërë që ajo të duket 14% më e madhe dhe 30% më e ndritshme se hënat e tjera të plota gjatë gjithë vitit. Anasjelltas, një hënë e plotë që ndodh afër pikës apogje duket pak më e vogël dhe quhet Mikrohënë.

Tërheqja gravitacionale e një Superhëne gjithashtu mund të shkaktojë që baticat të jenë më të larta se normalja, gjë që mund të përforcojë përmbytjet bregdetare. Kjo mund të përkeqësohet nëse ka një stuhi tropikale ose uragan që shpërthen pranë bregut në ditët që rrethojnë një superhënë.

Hëna sonte do të lindë në orën 20:18 në drejtimin lindor-juglindor, andaj bëhuni gati t’i shkrepni disa foto të bukura të Superhënës. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!