BallinaKosovë

Shiu i lë vendin diellit, ndërsa nga e mërkurja sërish destabilizim i motit, ja çfarë pritet të ndodh

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike.

Si rrjedhojë, moti në fillim të javës do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, përderisa orët e mëngjesit do të mbesin lokalisht me mjegull. Do të jetë një mot me temperatura pranverore, konkretisht të martën, rreth 20°C në shkallë vendi.

Të mërkurën, pritet të kemi depërtimin e një fronti të ftohtë. Fillimisht moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ku menjëherë në orët e mëngjesit duke filluar nga veriu i vendit do të shtrihen reshjet e shiut.

Do të kemi një kontrast të madh në aspektin termik prej veriut me atë të jugut, me rreth 10°C. Kështu, deri në orët e pasditës fronti pritet të shtrihet deri në jug të vendit, duke sjellur ulje të ndjeshme të temperaturave edhe në atë zona nga vlera 20°C. Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike. Në zonat e larta malore reshje bore.

Dita e enjte do të karakterizohet me diell dhe vranësira, temperaturat do të mbesin thuajse konstante, me një ngritje të lehtë.

Nga dita e Premte parashihet gradualisht të kemi depërtimin e një cikloni nga Italia, i shoqëruar me masa të ftohta ajrore, duke sjellur reshje shiu në shkallë vendi, përfshirë edhe ditën e shtunë. Përpos zonave malore të cilat pritet të përfshihen nga reshje e borës, ka mundësi edhe në zona të ulëta të parqitet ndonjë fjollë e përkohshme bore. Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme.

Nga dita e dielë stabilizim gradual i motit, i karakterizuar me diell dhe vranësira të pakta.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos të mërkurën dhe të premten ose të shtunën, varësisht nga ardhja e ciklonit.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 20°C.

Vlerat më të larta do të regjistrohen deri të martën, pjesërisht edhe të mërkurën, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit, konkretisht pjesa drejt jugut dhe jugperëndimit. Më pas pason ulja e temperaturave, më e ndjeshme të shtunën. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!