BallinaKosovë

Sërish stuhi dhe vërshime, ja si parashikohet java e fundit e Shtatorit

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të mbetet kryesisht nën ndikimim kushteve të paqëndrueshme dhe të masave të lagështa ajrore.

Si rrjedhojë, dita e Hënë do të karakterizohet kryesisht e vranët dhe me reshje shiu, të cilat më të intensfikuara do të jenë gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Reshjet kohë pas kohe do të jenë në formë të rrebesheve të vazhdueshme, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.

Të Martën parashihet të ketë intervale kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat kohë pas kohe pritet të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu e shkarkesa elektrike.

Si pasojë e reshjeve të dendura brenda këtyre dy ditëve, pritet të ketë edhe vërshime!

Më problematike gjendja parashihet në ato vende të cilat veçse janë vërshuar së fundi, pra, pjesën perëndimore, jugperëndimore dhe atë jugore. Normalisht vërshime mund të ketë edhe në zonat tjera, varësisht nga lëvizja e trajektores së ciklonit.

Nga dita e Mërkurë e deri të Premten, parashihet të ketë intervale më të gjata me diell, përderisa reshjet do të mbesin të izoluara në zona të caktuara.

Sa i përket fundjavës, parashikohet të ketë vranësira të shpeshta dhe kohë pas kohe të përcjellura me reshje lokale shiu.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, por më dominues do të jetë nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë jetë e fuqishme, me shpejtësi 20-60 kmh/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 8 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 24°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!