BallinaKosovë

Rikthehet “vjeshta”, valë me të reshura shiu dhe temperatura të ulëta, parashikimi për ditët në vijim

Edhe kjo javë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike dhe të masave të kryesisht të ftohta ajrore, me përjashtim dita e sotme.

Si rrjedhojë, temperaturat e larta që u regjistruan të Dielën deri në 27°C në shkallë vendi, duke qenë edhe si dita më e nxehtë deri më tani, po vazhdojnë të jenë të pranishme disi edhe gjatë ditës së sotme, megjithatë destabilizimi i fuqishëm veçse ka filluar në zonën veriperëndimore.

Pra, gjatë orëve të pasditës vranësirat do të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër.

Nga dita e Martë e deri në fundjavë moti do të karakterizohet kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu në intervale të ndryshme kohore, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve. Të reshurat mund të shoqërohen edhe me shkarkesa rrufesh të Premten.

Po ashtu, edhe temperaturat do të pësojnë ulje nga dita në ditë, ku të Enjten maksimalet pritet të zbresin rreth 10°C, tipike të muajit Nëntor, ndërsa nga dita e Premte parashihet ngritje e tyre, duke mos përjashtuar as intervalet e shkurta me diell.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-65 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 7 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 25°C. Temperatura më e lartë do të jetë të Hënën, ndërsa më e ulëta parashihet të Enjten. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!