BallinaKosovë

Rikthehet dimri! Temperatura të hënën deri në 30°C, më pas destabilizim i fuqishëm i motit nga e mërkura

Gjatë kësaj jave kishim temperatura mjaft të larta për këtë periudhë kohore, duke arritur deri në 29°C të mërkurën, madje të hënën parashihet të arrijë deri në 30°C. Megjithatë, ndryshimi drasktik i motit është drejt rrugës tonë, thënë më mirë në të gjithë kontinentin evropian.

Kështu, nga dita e martë, pritet gradualisht të ndryshojë situata meteorologjike në vendin tonë, ku pritet shtim i vranësirave dhe reshje lokale shiu. Temperaturat pësojnë ulje të lehtë. Po ashtu, do të ketë edhe koncentrime të larta të pluhurit Saharian.

Duke nisur nga dita e mërkurë, pritet depërtimi i fuqishëm i frontit të ftohtë, duke sjellur ndryshimin drastik të motit, i shoqëruar me rrebeshe shiu dhe lokalisht me shkarkesa rrufesh.

Në aspektin termik, temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, fillimisht parashihen rreth 15°C maksimalet të mërkurën, e më pas në pjesën e dytë të javës, e sidomos në fundjavë mund të ulen edhe rreth apo nën 10°C.

Pra, deri atëherë do të ketë kohë pas kohe të reshura shiu, lokalisht intensive, ndërsa në zonat malore reshje bore, e po ashtu në fundjavë në orët e mëngjesit apo gjatë natës reshjet e borës mund të paraqiten edhe në ultësira.

Sipas parashikimeve të fundit, të pakten deri në fund të muajit parashihet të ketë paqëndrueshmëri të motit dhe temperatura më të ulëta. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!