BallinaKosovë

Rikthehen temperaturat e larta, deri në 34°C në mesjavë. Ja çfarë pritet të ndodh më pas

Ndonëse tashmë kemi hyrë në muajin Shtator dhe se pak ditë na ndajnë nga Vjeshta astronomike apo nga ekuinoksi vjeshtor, i cili është më 23 Shtator, moti po dëshmon të kundërtën.

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve kryesisht të qëndrueshme atmosferike, të pakten deri në mesjavë, të favorizuara nga masat e ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika veriore.

Falë këtyre kushteve, moti do të jetë mjaft i nxehtë, i karakterizuar me diell dhe vranësira të pakta.

Pra, kjo gjendje do të vazhdojë deri të Mërkurën, më pas nga dita e Enjte e deri në fundjavë, pritet të depërtojnë masa më të freskëta ajrore, të cilat në intervale të caktuara kohore pritet të gjenerojë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 34°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!