BallinaKosovë

“Pranvera” ende larg/ Shtrëngata lokale dhe ulje e temperaturave, ja si mbyllet java e fundit e Prillit

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, të pakten deri të Mërkurën, kur edhe pritet më pas një përmirësim afatshkurtër.

Fillimisht masat e ngrohta do të jenë të pranishme në dy ditët e para, më pas nga e Mërkura do të depërtojnë ato të ftohta.

Si rrjedhojë, nga dita e Hënë e deri të Mërkurën, moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell, e kohë pas kohe priten edhe reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër të vogël, nga këto të fundit përjashtim bën dita e Mërkurë.

Të Enjten dhe të Premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, përderisa temperaturat do të shënojnë ngritje graduale.

Fundjava parashikohet me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten edhe reshje shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit në dy ditët e para të javës, më pas do të zhvendoset kryesisht nga ai i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi 15-58 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 0 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 22°C. /MeteoKosova/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

Back to top button
en_USEnglish
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!