BallinaKosovë

Parashikimi i motit për të Hënën, 24.04.2023

Për të Hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira në orët e para të mëngjesit, ndërsa në orët vijuese si dhe gjatë pasdites dhe në mbrëmje, pritet shtim i vranësirave, duke gjeneruar reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër të vogël.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-56 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 20°C. Gjatë kohës me të reshura temperaturat pësojnë ulje të ndjeshme. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!