
Reshjet e shiut kanë përmbytur disa akse rrugore Tiranës këtë të dielë. Më problematike mbetet qarkullimi në zonën e Don Boskos.
Gropat e hapura në mes të kësaj rruge të mbushura me ujë e kanë nxjerrë atë jashtë funksionit dhe qytetarët nuk kanë asnjë mundësi tjetër kalimi përveç kësaj.
Gjithashtu bllokimi i pusetave kulluese ka shkaktuar dhe trafik.
Po kaq problematike mbeten rrugët në zonën e Astirit. Lëvizja e automjeteve në këto rrugë është pothuajse e pamundur.
Edhe në dalje të zonës së Selitës paraqitet e njëjta situatë.
Për shkak të investimeve të munguara apo punimeve pa cilësi në ditët me shi pamje të tilla në rrugët e kryeqytetit janë të njëjta. /MeteoKosova/