BallinaKosovë

Pasdite stuhi dhe reshje të dendura bore, të Dielën arrinë goditja polare, temperaturat ulen nën -10°C

Vendi ynë po dominohet nga masat e ngrohta ajrore, me ç’rast moti po karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa edhe temperaturat do të mbesin të larta për këtë periudhe kohore, ku maksimalja do të arrijë deri në 11°C.

Gjatë orëve të pasditës do të arrijë fronti i parë, i cili do të sjellë reshje shiu e bore, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh në zona të caktuara, ndërsa vonë në mbrëmje do të kemi frontin e dytë, duke sjellur reshje kryesisht të borës dhe lokalisht të dendura, të cilat do të krijojnë edhe shtresa. Reshjet do të vazhdojnë edhe pas mesnate.

Të Premten, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, të cilat më të shtuara do të jenë në Rrafshin e Kosovës. Temperaturat do të mbesin prapë të larta, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit. Vonë në mbrëmje, rreth mesnatës, pritet të arrijë një valë e re me të reshura, kryesisht të borës.

Pra, dita e Shtunë do të karakterizohet me vranësira të shpeshta, ku priten kohë pas kohe reshje lokale shiu e bore, duke filluar që nga orët e para të 24-orëshit. Reshjet në pjesën dërrmuese të vendit parashihet të jenë në formë të borës, ndërsa në zona të caktuara të Rrafshit të Dukagjinit, pritet të përzihen apo shndërrohen në ato të shiut. Në mbrëmje reshjet do të pushojnë dhe priten kthjellime, duke sjellur motin e acartë.

Nga dita e Dielë, do të depërtojnë masat e ftohta polare, ku moti do të karakterizohet kryesisht i vranët dhe me reshje të pakta bore. Temperaturat do të mbesin në vlera negative, të cilat deri në mbrëmje mund të ulen edhe deri apo nën -10°C.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi verior, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në fundjavë, me shpejtësi prej 20-70 km/h! Mund të ketë dëme materiale!

Edhe fillimi i javës së ardhshme do të nisë nën ndikimin e masave të ftohta polare, kohë pas kohe priten edhe reshje bore. Në ditët vijuese, varësisht gjatë natës nëse ka kthjellime, temperaturat minimale mund të ulën afro -15°C, ndërsa gjatë ditës do të shënojnë ngritje, megjithatë maksimalet do të mbesin në vlera negative. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!