BallinaKosovëRajon

Pas temperaturave thuajse pranverore, nga e Mërkura rikthehet dimri, valë e re me reshje shiu e bore

Pas një përmirësimi afatshkurër në kushtet e motit, i cili sot po mbizotëron kryesisht me diell dhe me temperatura maksimale që po arrijnë deri në 17°C, nga nesër do të kemi ndryshim të tërësishëm në kushtet meteorologjike.

Pra, të Mërkurën do të kemi ardhjen e një cikloni të ri, i cili do të sjellë një valë të re me të reshura.

Fillimisht reshjet do të jenë në formë të shiut dhe me karakter lokal, të pranishme që nga orët e para të 24-orëshit, më pas gjatë pasditës arrinë ftonti i ftohtë, i cili do të sjellë reshje shiu e bore, lokalisht në formë të rrebesheve. Në momente dhe zona të caktuara pritet fuqizim i erës, e cila pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi maksimale deri në 70 km/h!

Deri në orët e mbrëmjes, reshjet e borës pritet të shtrihen në pjesën dërrmuese të vendit, lokalisht të dendura.

Edhe në Shqipëri dhe Mal të Zi priten kohë pas kohe reshje shiu, lokalisht të fuqishme, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe erëra të fuqishme deri në 70 km/h, këto të fundit më të pranishme të Enjten. Në zonat malore priten reshje të dendura bore.

Edhe Maqedonia Veriore do të ndikohet nga kushte të ngjashme, me rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh, ndërsa vonë pasdite dhe në mbrëmje priten reshje bore. Erërat pritet të jenë mjaft të fuqishme, sidomos të Enjten, deri në 70 km/h!

Dita e Enjte në Kosovë do të gjendet plotësisht nën ndikimin e masave të ftohta, ku moti do të karakterizohet i vranët dhe me reshje të izoluara bore në zona të caktuara. Erërat veriore do të shtrihen në pjesën më madhe të vendit, të cilat kohë pas kohe do të jenë të fuqishme, me shpejtësi prej 20 deri në 70 km/h!

Nga dita e Premte do të përmirësohen kushtet e motit, mëngjesi do të mbetet me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë ditës vranësirat tërhiqen. Temperaturat shënojnë ngritje graduale.

Fundjava karakterizohet nga moti kryesisht me diell dhe relavisht i ngrohtë gjatë ditës, megjithatë mëngjesi i së Shtunës mbetet me acar.

Temperaturat maksimale në fundjavë do të luhaten prej 13 deri në 19°C. /MeteoKosova/

Related Articles

Back to top button
sqAlbanian
Close

Adblock Detected

Ju lutemi te fikni Ad Blocker!